82-vjeçari, B.J. ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte aty i shtrirë për shkak se ishte goditur nga një automjet transportues në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë në afërsi me udhëkryqin e fshatit Prelez i Muhaxherëve.

Për Klankosova.tv, Kanul Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka thënë se shoferi i automjetit që e ka goditur është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi i automjetit A.B (M/K) i moshës 54 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume