Për shumë, Donatella Versace është simbol i operacioneve plastike (dhe e bërë keq), dhe fotoja e fytyrës së saj nga një event i fundit në Londër ka tërhequr veçanërisht vëmendjen pasi duket se ka arritur të “zhbëjë” procedurat e këqija estetike.

Një fotografi e Donatellas nga premiera e muzikalit “The Devil Wears Prada” po qarkullon në internet dhe shumëkush ka vënë re një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj në krahasim me edicionet e mëparshme.

Dhe ndërsa shumë pyesnin nëse ajo ishte në gjendje të zhbënte procedurat e këqija estetike dhe nëse kirurgu plastik i New Yorkut, i cili vlerësohet për transformimet e zonjave të famshme, arriti tek ajo, fotot nga këndvështrime të tjera treguan se ndoshta ishte vetëm ‘photoshop’.

Për këtë shkak edhe vetë Donatella ishte cak i komenteve negative që vërshuan profilin e saj në Instagram.

Me kalimin e viteve, fytyra e Donatellës është shndërruar në një fytyrë që është e vështirë për t’u njohur dhe vështirë se dikush e di se si dukej ajo dikur.

Ajo ruante lëkurën e saj të nxirë nga vizitat e shpeshta në dhomë me diell dhe që kur u bë bionde në vitin 2002, ajo nuk ka hequr dorë nga ngjyra e flokëve. Mirëpo, përveç këtyre ndryshimeve “të padëmshme”, Donatella nuk u dorëzua as përballë procedurave dhe operacioneve estetike.

Ajo filloi me ta në vitin 1995 dhe tre vjet më vonë pamja e saj ndryshoi në mënyrë drastike. Në këtë kontribuan jeta e trazuar që ajo bëri dhe varësia e saj ndaj alkoolit dhe drogës, të cilave iu drejtua veçanërisht pas vdekjes së vëllait të saj të dashur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume