Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, ka pasur një paralajmërim për njërin prej çifteve të shtëpisë.

Ai ka këshilluar Leo-n dhe Lelën që të kenë kujdes nga banorët e tjerë pasi sipas tij ka disa banorë që kanë tendencë që t’i ndajnë, transmeton Klankosova.tv.

“Rujuni se dikush këtu mundet me ju idhnu se po nij fjalë këtu, për besë të Zotit. Ideja është që juve dyve me ju idhnu e me ju nda – nuk e di se si po e mendojnë me e bo e qysh. Mos bini pre e intrigave e me ju ndodhë përnjëmend”, u shpreh Xuxi.

Ndërkohë edhe Xuxi pyeti çiftin se a kanë ndonjë fjalë për t’i thënë teksa Leo u shpreh se ai duhet të ketë kujdes nga Vullneti.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.