Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj janë nisur për në Hagë.

Që të tre u arrestuan mëngjesin e së enjtes me urdhër të Gjykatës Speciale, njofton Klankosova.tv.

Sa i përket transferimit të Fazliut për në Hagë, këtë për klankosova.tv, e ka konfirmuar djali i tij, Fahri Fazliu.

Sakaq, gjatë ditës së enjte u bastisë edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume