Mbrëmjen e kaluar u zhvillua nata e dytë e “Këngës Magjike” ku performuan shumë artistë të rinj. Një prej tyre ishte Tiri Gjoci, me këngën “Mos ik o ma”, tekstin e së cilës e ka shkruar Rozana Radi.

Këngëtarja është pyetur nga producenti Ardit Gjebrea se çfarë është babai për të, për të cilin Rozana është shprehur mes lotësh “babai është ai që nuk e zëvendëson asnjë burrë tjetër në gjithë jetën”.

Ardit Gjebrea – Rozana Radit: Ti nuk e ke babin dhe e di që ke qenë shumë e lidhur me të. Çfarë është për ty?

Rozana Radi: Babai është ai që nuk ta zëvendëson asnjë burrë tjetër në të gjithë jetën tënde!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume