Ariana Grande thuhet se mezi pret të lidhë kurorë me të dashurin Ethan Slater. Sipas ‘Life & Style’, artistja ka rënë kokë e këmbë për Ethan Slater.

“Ariana është çmendurisht e dashuruar dhe shumë e etur për t’u martuar me Ethanin.”

“Është vetëm një çështje e kohës së duhur.Divorci i tij u finalizua [në shtator], kështu që ai është i lirë të martohet me të dhe të dy kanë folur mjaft hapur se si planifikojnë të kalojnë përgjithmonë së bashku.”- tha burimi.

Insajderi shpjegoi gjithashtu se kimia që shpërtheu mes dyshes gjatë xhirimeve të Wicked “ishte një flakë”.

Ethan Slater finalizoi divorcin nga gruaja e tij, Lily J, në shtator 2023. Nga ana tjetër, divorci i Ariana Grande dhe Dalton Gomez u finalizua në tetor 2023.

Thuhet se “Ethan dhe Ariana” kanë një marrëveshje dhe “duan të jenë bashkë” në planet afatgjatë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume