Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, e përkufizoi përparimin ushtarak të Izraelit në Siri si “agresion” gjatë një bisede telefonike me kryeministren Giorgia Meloni, duke shtuar se “ky qëndrim nuk kontribuon në stabilitetin e Sirisë dhe se është e domosdoshme që Siria të çlirohet nga elementë terroristë”.

Sipas presidencës së Republikës së Ankarasë, Erdogan tha se “zhvillimet e fundit kanë treguar se sa e saktë ishte politika humanitare dhe e ndërgjegjshme e ndjekur nga Turqia”, duke nënvizuar “rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë”.

Ndërkohë në Konferencën e 15-të të Ambasadorëve Erdogan tha se regjimi i Asadit ka ikur nga Siria, duke lënë pas masakra, shkatërrime dhe barbari.

“Regjimi i Asadit ka ikur nga Siria, duke lënë pas një gërmadhë të madhe plot masakra, shkatërrime dhe barbari. Shtypësit kanë humbur, të shtypurit kanë fituar edhe një herë. E keqja që ka ndodhur në Siria me gjak dhe lot për 61 vjet tashmë ka marrë fund”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume