“”Big Brother” hap dyert së shpejti dhe po kërkon për TY! Nëse mendon se historia jote meriton të dëgjohet, mes VIP- ave mund të jesh edhe ti!” — ishte ky postimi që u bë në llogarinë zyrtare të Big Brother Albania disa ditë më parë, duke lënë të kuptohet se ky sezon do të kishte pjesë të saj VIP-a dhe njerëz të zakonshëm.

Njoftimi për Big Brother 4

Mirëpo produksioni ka ngritur dyshime të reja përsa i përket se si do të funksionojë ky sezon. Pas një kërkimi në llogarinë e tyre, postimi është fshirë.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë se pse ky postim është fshirë. Mos ndoshta produksioni po ndryshon sërish mendim se kush mund të bëhet pjesë e reality show-t?

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume