Sezoni i dytë i serialit “Squid Game” ende nuk është lansuar dhe tashmë është nominuar për Golden Globe në 2025.

Seriali është nominuar për ‘serialin dramatik më të mirë televiziv’ dhe do të shfaqet premierë vetëm më 26 dhjetor.

Sipas rregullave, kualifikimi është i mundur për serialet e transmetuara gjatë vitit 2024.

Serialet “Shogun”, “Mr&Mrs. Smith”, “Slow Horses”, “The Diplomat” – janë në garë me “Squid Game”.

Fituesit zyrtarë të të gjitha kategorive do të prezantohen më 5 janar në një ceremoni në hotelin “The Beverly Hilton” në Los Angeles, shkruan The Independent.

Në sezonin e dytë të “Squid Game”, Lee Jung-jae rikthehet si Seong Gi-hun i cili përpiqet t’i japë fund lojërave të çoroditura duke u rikthyer në garë.

Hëang Dong-hyunk si krijuesi i serialit pranoi se ishte nën stres të madh për vazhdimin e dytë, por pretendon se paratë ishin motivi kryesor për vazhdimin.

“Sezoni i parë ishte një sukses global, por unë nuk fitova shumë”, tha ai.

Së bashku me Lee Jung-jae, Lee Byung-hun, Wi Ha-jun, Gong Yoo janë përsëri duke aktruar në sezonin e dytë dhe Park Sung-hoo ka luajtur role të reja.

‘Trailer’-i për sezonin e dytë të serialit në Netflix u publikua dy javë më parë dhe ka mbi tetë milionë shikime.