Janë larguar tendat e Frontit Evropian që ishin vendosur para Gjykatës Kushtetuese.

Meqenëse Kushtetuesja mori vendim për të caktuar një seancë tjetër përgatitore lidhur me ligjin për gjuhët, Fronti nuk e sheh të arsyeshme të bëjë “roje” para Kushtetueses.

Tendat u vendosën në mbrëmjen e 7 dhjetorit ndërsa siç patën njoftuar përfaqësuesit e Frontit Evropian, 24 orë do të ruajnë gjuhën shqipe nga Gjykata Kushtetuese.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume