“Zgjedhja e Danka Ristovës, bashkëshortes së një kryetari të komunës nga VMRO-DPMNE, për anëtare të Këshillit Gjyqësor është konfirmim i gjithçkaje që LSDM ka thënë muajt e fundit. VMRO-DPMNE nuk është e interesuar për drejtësi – ata duan një gjyqësor që amniston kriminelët e tyre dhe persekuton të gjithë ata që kundërshtojnë regjimin e tyre. Synimi i kësaj qeverie është i qartë – partizim i plotë dhe kthim i gjyqësorit Swarovski, i cili do të jetë vazhdim i Mickoskit dhe VMRO-DPME-së”, thonë nga LSDM.
LSDM ka muaj që paralajmëron dhe ky nuk është rast i izoluar, por strategji e qartë e Mickoskit dhe partisë së tij për të shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit.
Ata theksojnë se siç ka qenë në kohën e Gruevskit, edhe sot VMRO-DPMNE kërkon që gjyqtarët të jenë vetëm piunë që do të marrin vendime sipas direktivave partiake.
“Po rikthehet errësira e së kaluarës, kur drejtësia heshti dhe qytetarët ishin dëshmitarë të shkeljes më të rëndë të shtetit ligjor. Në vend që të ofrojë drejtësi dhe reforma, VMRO-DPMNE po e merr përsëri në duart e veta gjyqësorin – duke krijuar një “institucion” partiak që do të jetë prokuror, gjykatës dhe ekzekutor. Qytetarët dhe LSDM nuk mund dhe nuk do të lejojnë uzurpimin e drejtësisë. LSDM u bën thirrje të gjithë qytetarëve, ekspertëve të pavarur, punëtorëve të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile që të qëndrojnë të vendosur kundër këtij uzurpimi. Ky është një moment kur të gjithë së bashku duhet të tregojmë se drejtësia nuk duhet të abuzohet, se gjyqësori nuk duhet të jetë mjet në duart e asnjë partie politike. Maqedonia duhet të ecë përpara, drejt një sistemi drejtësie të pavarur, transparent dhe profesional që do t’u shërbejë qytetarëve. Ku janë reformat që u paralajmëruan? Pse qeveria nuk e ndjek procesin e reformave të mbështetur nga BE-ja? Sepse ata nuk duan drejtësi, duan kontroll. Çdo përpjekje për të participuar gjyqësorin është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Është koha që qytetarët të thonë me zë të lartë “JO” kthimit të “Swarovskit Gjyqësor”, thekson LSDM.