Gjykata Themelore në Tetovë sot pritej të marr vendimin se kujt do t’i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit ose Ziadin Selës.

Siç mëson portali TS, gjykatësi i cili e posedon lëndën e ASS-së dhe duhej të vendoste se kujt do ti takojnë vulat sot nuk do të mbajë seancën e paralajmëruar në ora 14.00, me gjasë është sëmurë dhe seanca e radhës nuk dihet se kur do të jetë.

Vlen të thekësohet se procesi ishte shtyrë disa herë deri më sot, duke akuzuar Sela dhe Taravari njëri tjetrin për ndërhyrje në drejtësi.

Kjo çështje u hap nga dita që ASH pësoi fraksion, duke u ndarë dhe anëtarësia e saj ndërmjet ASH-krahu i Selës dhe ASH-krahu i Taravarit./TS/