Izet Zeqiri

Me shkas, vizita dhe zbukurimet e fundvitit të Ferizajit dhe krejt Kosovës.
Nisesh nga Tetova e katandisur dhe depresive në çdo aspekt, dhe bën krahasim me qytetin e Ferizajit , e zbukuruar dhe aq shumë e zhilluar, si një ndër qendrat më të reja të Kosovës. Me një ekonomi të zhvilluar në vitet e vonshme, të bën të pyesish veten, Çka ndodhë me Tetovën? kush e kapur ate…?
Kur Tetova kishte shumëçka, Ferizaji kishte në ta kaluarën historike vetëm vijën hekurudhore (1873) edhe atë stacion hekurudhorë të mirënjohur.
E ndërkaq sot po të shkoni, do të shihni qytetin dhe ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet. E për Tetovën nuk mundem të flas, sepse e dini të gjithë ku kemi qenë , e që në shumë elemente krahasoheshin me Prishtinën.
Se pse Tetova është katandisur dhe Ferizaji është zhvilluar aq shumë sa që e ka tejkaluar Tetovën në çdo aspket, përgjigjen e merrni përmes numrave , sepse kur flasin numrat fjalët nuk kanë vlerë…
Komuna e Tetovës buxheti i komunës në 2024 e ka qëne 31.086.000 euro, nga e cila 22,320,104 euro harxhon për paga dhe mëditje, kurse Ferizaji me buxhet 41,184,014, për paga dhe mëditje harxhon shumë pak 20,322,804 euro.
Ajo që është më rëndësishmme janë investimet kapitale ku Ferizaji ka 11,337,169 euro investime kapitale të planifikuara, kurse Tetova vetëm 2,330,313 që do të thotë 5 herë më shumë Ferizaji se Tetova heroike.
Tetovarët e mbushin buxhetin e Komunës për pagesa të puntorëve me pjesmarrje ne buxhet me 71,80% përkundër Ferizajit me 49,37% kurse Komuna e Tetovës investimet kapitale i ka 7,5% kurse Ferizaji 27,53%.