“Kopshti i ri “Rilindja” në Tetovë ka përfunduar tërësisht, është siguruar staf profesional, vijon krijimi i grupeve dhe së shpejti do të fillojë edhe kujdesi ndaj fëmijëve.
*****
🤝Së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot vizituam objektin e ri “Rilindja” në Institucionin Publik “Rinia”, Komuna e Tetovës, për të inspektuar aktivitetet para hapjes së tij.
👩👶 Hapja e kopshtit do të mundësojë hyrjen në procesin parashkollor të 165 fëmijëve të rinj deri në moshën 6 vjeç.
👉Ndërtimi është financuar përmes Programit Vjetor të Veprimit “Përkrahja e BE-së për Arsimin, Punësimin dhe Politikën Sociale” për vitin 2017 me një buxhet total prej rreth 805,000€
👉Për funksionimin normal të tij është siguruar punësimi për 29 persona.
✅Ne vazhdojmë të punojmë për uljen e listave të pritjes së fëmijëve për regjistrim në kopshte, ndërtimin e kopshteve ku ka nevojë dhe punësimin e stafit profesional në to” ka shkruar Limani