Radhë të gjata në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak të fluksit të madh të lëvizjeve të shqiptarëve të zonës së Pogradecit, Përrenjasit e Librazhdit të cilët në fundjavë shkojnë për të bërë blerje në Strugë e Ohër.

Nga ana e autoriteteve doganore shqiptare po punohet me kapacitet të plotë për normalizimin e situatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume