Rreshjet e dendura të borës , kanë shkaktuar pengesa në disa rrugë kryesore përfshirë këtu edhe autostradën që lidh Tetovën me Shkupin informon Tetovasot.
Në fakt këto pengesa më shumë janë krijuar për shkak se ky aks nuk është pastruar dhe kjo duhet ti bëjë më të kujdesshëm vozitësit .

Rrugët e papastruara nga bora mund të shkaktojnë shumë sfida, si për transportin poashtu edhe për sigurinë e njerëzve.

Kjo rrugë shumë e frekuentuar nga mospastrimi, ka krijuar vështirësi në lëvizje, duke rritur kështu edhe rrezikun e aksidenteve.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume