Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, vlerëson se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë.

“Kur Ali Ahmeti flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja. Ai flet nga dora e parë, sepse bashkëpunëtorët e tij kanë qenë argatë e hyzmeqarë të cilët interesat politike i tregtuan për provizione e marrëveshje tjera korruptive. Për pasojë, ata hyzmeqarë sot janë nëpër ‘STOP’ lista ose në ikje, ndërsa BDI-ja është kthyer në grupacion non-gratash.

Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë. Prandaj, kualifikimet e tipit ‘hyzmeqarë’ e ‘argatë’ janë vetëm tentim i dëshpëruar për ta ruajtur strukturën partiake që po e braktis BDI-në sikur pasagjerët e anijes që po fundoset”, ka shkruar Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume