Një person në Pejë ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit,

Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit-pistoletë. Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume