Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar në fshatin Tërstenik të Drenasit, meqë të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje që kishin mes vete, dyshohet ta kenë sulmuar fizikisht me thikë një tjetër.

Viktima sipas raportit të policisë, ka pësuar lëndim të rëndë trupor, derisa dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton klankosova.tv.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume