Një avion pasagjerësh i “Azerbaijan Airlines” (AZAL) është rrëzuar në afërsi të qytetit Aktau të Kazakistanit.

AZAL njoftoi se avioni i llojit “Emraer 190” që fluturonte nga Baku në Grozny është rrëzuar në afërsi të Aktau.

Sipas të dhënave paraprake në avion ndodheshin 67 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Në deklaratë thuhet se aksidenti ka ndodhur kur avioni ka goditur një tufë zogjsh dhe informacione shtesë për incidentin do të jepen më vonë.

Jozyrtarisht thuhet se 25 persona i kanë shpëtuar aksidentit.