Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të Kuvendit në parashtrimin e pyetjeve nga deputetët, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ka momente të reja në lidhje me detajet që ka përmendur para një kohe në këtë seancë të Kuvendit për ndjekjen e tij fizike dhe nëse mund të priten prova mbi bazën e një hetimi të kryer brenda institucioneve, tha se sipas Raportit të punës së Agjencisë për Siguri Nacionale, i cili është deklasifikuar për publikun, shërbimet e sigurisë të asaj kohe e kishin etiketuar atë si organizator të një “formacioni parapolicor ushtarak” dhe e kishin ndjekur fizikisht, por jo vetëm atë, por objekti i ndjekjes ka qenë edhe familja e tij, dy djemtë e mitur dhe gruaja e tij.

“Një nga disa institucionet që duhet të merren me sigurinë e shtetit, në vend që të merreshin me sigurinë e Maqedonisë, u morën me ndjekjen fizike të kryetarit të partisë më të madhe opozitare. Dhe këtë e bënin në një mënyrë shumë interesante. Si? Shpikën një burim, në rastin konkret “cilindër”, i cili sipas tyre ka dhënë informacion të besueshëm. Konkretisht, një informacion të tillë e ka dhënë, për arsye objektive nuk do ta them datën e saktë, por do të them se ka qenë rreth fillimit të vitit 2020, çuditërisht kjo përputhet me zgjedhjet që zhvillohen atëherë, ku thuhet, kujdes, formacion parapolicor ushtarak i armatosur. Supozoj që pjesa më e madhe prej jush ishit një formacion ushtarak i armatosur, i përbërë nga, dëgjoni me kujdes për këtë, shtetas maqedonas me një ideologji radikale, ekstreme dhe nacionaliste, të cilët kishin për qëllim që gjatë periudhës parazgjedhore të kryenin frikësime dhe kërcënime ndaj qytetarëve maqedonas për të marrë mbështetje për VMRO-DPMNE-në. Dhe kjo është shumë interesante, porositës dhe financues i këtij formacioni parapolicor të armatosur të elementeve radikal, ekstrem dhe nacionalist maqedonas, është profesori dr. Hristijan Mickoski. Unë jam ai që e kam financuar dhe formuar këtë formacion parapolicor ushtarak të armatosur. Por, kjo është lënë si një gjurmë aty dhe është plotësisht e ditur kush janë ata që kanë punuar në të. Saktë dihet. Kjo ka shërbyer si mbulesë për të qenë të ndjekur fizikisht të gjithë. Të gjithë, pjesa më e madhe prej jush, janë pjesë e këtij formacioni parapolicor ushtarak të armatosur”, porositi Mickoski.

“Shkojmë më tej, diku në gjysmën e dytë të këtij viti, po ky burim, po ky burim “cilindri” thotë se unë kam qenë i parë me dy femra në Vodno, në shoqërinë e tyre në Vodno ndërsa kam ecur. Në emër të privatësisë nuk dua t’i përmend, siç nuk është i vërtetë informacioni, as nuk është i vërtetë as i pari, as kjo e dyta, që unë kam ecur dhe imagjinoni ato më kanë prezantuar informacione për interesat e mia politike. Dhe ndërsa kam ecur, burimi “cilindri” më ka ndjekur”, theksoi Kryeministri Mickoski dhe tha se në vitin 2021, gjatë zgjedhjeve lokale, ai ishte ndjekur, por këtë herë burimi mori emrin “xhoker”.

Më tutje, para zgjedhjeve në vitin 2021, kur ishin zgjedhjet lokale, burimi tani emërohet si “xhoker”, nuk është më “cilindri”, thotë se në Manastirin Shën Jovan Bigorski takimi im me anëtarët e një shoqate patriotike nuk ka qenë rastësor, por ka qenë një takim që unë e kam realizuar për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë. Përsëri një alibi për të mbuluar ndjekjen time fizike.

Kryeministri Mickoski, në lidhje me këtë, pyeti nëse këto janë vlerat evropiane që promovonte pushteti i atëhershëm i LSDM-së dhe BDI-së, duke theksuar se duhet, përmes reformave, njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund këtyre keqpërdorimeve me shërbimet e sigurisë.

“Dhe tani, këto janë vlerat evropiane? Po, për atë që vodhën, vodhën, për këtë do të ketë përgjegjësi. Ka institucione në këtë shtet”, theksoi kryeministri dhe shtoi:

“Dhe kjo nuk është gjithçka. Këtu janë ndjekur edhe gruaja ime, familja ime dhe djali im i mitur. Të dy, njëri është më i madh, tjetri është më i vogël. Por, ata gjithashtu janë ndjekur fizikisht. Dhe për këtë është frika tani, kjo është arsyeja e frikës. Nuk është frika për diçka tjetër. Këto vlera evropiane i promovuan këta njerëz. A janë këto vlerat e vërteta evropiane, a ju dukem unë si një njeri që mund të financoj një formacion parapolicor ushtarak të armatosur?

Për këtë duhet, njëherë e përgjithmonë, përmes reformave në këto shërbime, t’ju vihet fund këtyre keqpërdorimeve, në mënyrë që të mos ndodhin tek brezat që vijnë pas nesh. Sepse nëse kjo ndodh me ta, ne nuk kemi bërë asgjë, gjithçka është e kotë me frontet evropiane, fronteve të Ballkanit dhe çdo gjëje tjetër, nëse ne në shekullin 21 kemi keqpërdorim të punës së agjencive të sigurisë”, ishte decid Mickoski.

Në fund, kryeministri Mickoski theksoi se jo vetëm që e kanë ndjekur atë, por edhe për djalin e tij të mitur që e kanë ndjekur, do të mbajnë përgjegjësi.