Agron Demiri shkruan:

Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,

BDI-ja duhet më në fund të dalë nga filmi nacionalist, duke nxitur tensione dhe ndasi etnike mes qytetarëve.
Deklaratat dhe veprimet e tilla janë tërësisht të papranueshme dhe të papërshtatshme për shoqërinë tonë multietnike dhe demokratike.

BDI-ja duhet të kuptojë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, dëshirojnë paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndëretnike.
LSDM-ja është forca e vetme politike që sinqerisht angazhohet për bashkëjetesë dhe respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike.

Kur BDI-ja akuzon LSDM-në për albanofobi, harron me qëllim se në Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së ka anëtarë shqiptarë.
Gjithashtu, kemi shqiptarë edhe në grupin parlamentar të LSDM-së, dhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh votojnë për partinë tonë.
Kjo, sepse ata e njohin sinqeritetin dhe përkushtimin ndaj të mirës së të gjithë qytetarëve, por edhe ndaj marrëdhënieve të mira ndëretnike.

Me politikat e tyre të papërgjegjshme, BDI-ja i mundëson VMRO-DPMNE-së të destabilizojë më tej situatën dhe të përfitojë politikisht.
Bashkëpunimi i tyre është më shumë se i dukshëm – votojnë bashkërisht në Kuvend, BDI-ja u siguron shumicë sipas parimit të Badenterit, dhe deri te skandalet e fundit, si kalimi i lirë i Artan Grubit përtej kufirit, janë dëshmi të qarta për këtë.

LSDM-ja me konceptin “Një shoqëri për të gjithë” ka vendosur një bazë të fortë për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar dhe tolerante. Ky vizion është pranuar gjerësisht nga qytetarët, të cilët e njohin rëndësinë e unitetit dhe barazisë për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Ky koncept mbetet një shembull i qartë i përkushtimit tonë për harmoni ndëretnike.

LSDM-ja gjithmonë do të jetë zë kundër nacionalizmit dhe populizmit, pa marrë parasysh nga vjen ai.
Partia jonë do të vazhdojë të angazhohet për bashkëjetesë, unitet dhe përparim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ju faleminderit