“Me kënaqësi ndaj lajmin për projektet madhore që do të realizohen në Çegran gjatë vitit 2025, të cilat janë investime të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës së Gostivarit:
– Ndërtimi i rezervuarit të ri dhe rrugës së qasshme, me një vlerë prej 30 milionë denarësh.
– Ndërtimi i linjës së re të ujësjellësit nga Forina deri në Çegran, me një vlerë prej 28 milionë denarësh.
– Ndërtimi i kanalizimit të fshatit.
Këto projekte janë rezultat i angazhimit të përbashkët dhe vizionit të qartë për zhvillimin e komunës. Pas takimit konstruktiv me kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ku diskutuam prioritetet kryesore për përmirësimin e infrastrukturës, më pas, pata nderin të takoj banorët e Çegranit, ku ndava me ta lajmin për këto investime të rëndësishme, që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme.
Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë për të siguruar zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit!” ka shkruar Mexhiti