Në Kuvend sot do të takohen dy komisione – Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe ai për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor.

Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do të diskutojnë rreth Propozimin – vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit, në lexim të dytë dhe Informacioni rreth nevojës për prokurim të pajisjeve ushtarake nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes pranimit të Letrave për ofertë.

Në rend dite të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor janë Propozim-programi vjetor i punës dhe zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025 dhe Propozim-plani vjetor financiar i Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume