Moti deri në fund të ditës do të mbajë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me borë të dobët të herëpashershmëm. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperaturat maksimale do të jenë në intervalin prej -2 deri në 5 gradë, informojnë nga DPHM.

Në Shkup kryesisht mot me vranësira, i qetë dhe i ftohtë me kushte për borë të dobët. Temperatura do të arrijë deri në 4 gradë.

Sipas sinoptikanëve moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me kushte për reshje të dobëta bore. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull të dobët.

“Nga dita e premte do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me rritje të temperaturave ditore. Temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë nën zero, ndërsa vende-vende do të zbresin nën -10 gradë. Në lugina do të ketë mjegull dhe ulje të temperaturave ditore”, njoftojnë nga DPHM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume