Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi.

Kurti tha se vrasësit e civilëve në Reçak janë të lirë në Serbi.

“Varre të hapura në tokë, plagët e hapura në shpirt, arkivat e mbyllura në Beograd. Krimet e kryera gjatë luftës nuk ka qenë e thënë të ndodhin, nuk është dashur të ndodhin. Ajo që duhet të ndodh për pasoj është drejtësi, gjykimi dhe ndëshkimi i krimineleve qoftë edhe në mungesë. Në vitit 1998-99 thuhej se përfundoj beteja, por jo edhe lufta. Në raport me Serbin tash duhet të thuhet e kundërta, ka përfunduar lufta, por jo edhe beteja. Ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi”, tha Kurti.

Kryetari i komunës së Shtimes Qemajl Aliu, tha se për këtë masakër ende nuk është vendosur drejtësi për të ndëshkuar përgjegjësit e këtij krimi.

“Është ditë që ka vulosur fatin e popullit tonë. Fshati i vogël u bë dëshmi e dhimbjes më të thellë dhe sakrificës. Ishte zëri dhe guximi i ambasadorit Wiliam Walker i cili pa frikë e pa mëdyshje e quajti këtë masakër një krim kundër njerizimit, duke i paraprirë ndërhyrjes ndërkombëtare që së bashku me luftën e UÇK-së i dhanë fund dhunës dhe sollën lirinë. Reçaku nuk është thjeshtë tragjedi është dëshmia jonë para historisë”, tha Aliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume