(Shkup, 16.01.2025) Sot u mbajt ngjarja përmbyllëse e projektit Twinning të BE-së “Mbështetje në implementimin e legjislacionit të mbetjeve dhe skemës për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”.
Në hapjen e ngjarjes, gjatë fjalimeve hyrëse, shkëlqesia e tij Andrash Klajn, ambasador i Hungarisë, dhe shkëlqesia e tij Martin Pamer, ambasador i Austrisë, Stefan Hudolin, udhëheqës për bashkëpunimin në Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Dr. Kristina Vegner, këshilltare rezidente e projektit, dhanë një pasqyrë mbi rëndësinë, ndikimin, rezultatet dhe arritjet e projektit.
Në kuadër të projektit, u punua për ndryshime në legjislacion dhe akte nënligjore me qëllim që sistemi i zgjeruar i përgjegjësisë së prodhuesit në Maqedoninë e Veriut të sigurojë trajtimin e duhur të të gjitha rrymave të veçanta të mbeturinave (paketimi, pajisjet elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë, si dhe tekstile, goma, automjete të përdorura dhe vajra) i cili arrin grumbullimin më të lartë të mundshëm të veçantë nga mbetjet e ngurta komunale të pazgjedhura.
Aktivitetet e projektit ishin plotësisht të orientuara në krijimin e kushteve të nevojshme ligjore, institucionale, infrastrukturale dhe informatike të domosdoshme për themelimin e një personi juridik të pavarur në sistemin kombëtar, i cili do të sigurojë dhe koordinojë të gjitha operacionet e palëve të përfshira në sistemin e përgjegjësisë së zgjeruar në vend. Kjo është një ndërhyrje e shumëpritur për të korrigjuar dobësitë në sistem, duke kontribuar në një mjedis më të pastër, implementimin e plotë të ekonomisë cirkulare dhe financimin e rritur dhe të sigurt të sistemit të menaxhimit të mbetjeve që krijohet nga të gjithë subjektet në sistem.
Ky organ i pavarur, i quajtur “organi i balancimit të prodhuesve”, duhet të sigurojë një fushë të re veprimi për prodhuesit, tregtarët, grumbulluesit e mbetjeve dhe objektet e trajtimit të mbetjeve, mbikëqyrjen dhe zbatimin e duhur të të gjitha dispozitave ligjore përkatëse, duke siguruar një nivel të lartë në transparencën e procesit. Ekspertët e projektit të përfshirë në tre komponentët e projektit hartuan dhe zhvilluan plotësisht elementë normativë, operacionalë dhe IT, dokumente, akte ligjore dhe produkte të tjera të nevojshme për funksionimin e plotë të sistemit. Kjo do të ndihmojë në zhvillimin e një sistemi më profesional, më të përgjegjshëm dhe efikas dhe do ta sjellë Maqedoninë e Veriut më afër ligjit të BE-së, duke siguruar një cilësi më të lartë jetese dhe standarde më afër atyre të vendeve anëtare të BE-së.
Projekti që u realizua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Maqedonisë së Veriut, në partneritet me Fondacionin për Mbrojtjen e Klimës të Planeti Blu nga Hungaria, si partner kryesor, dhe Republika e Austrisë si partner më i ri, përfundon më 28 shkurt pas 27 muajsh realizimi.