Deputetja Ilire Dauti në arsyetimin e saj për dorëheqjen nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini ka deklaruar se ka zgjedhur të veprojë e lirë e pakushtëzuar për të mbrojtur vlerat bazë të demokracisë siç janë liria dhe barazia pa mos u zmbrapsur pak por duke u ripozicionuar për të njëjtin qëllim.
“Në këtë rrugë zgjodha edhe kur të gjithë në mandatin e kaluar na u vërsulët Aleancës për Shqiptarët dhe mua njeherë kur sollëm ligjin për shtetësi që ashtu siç e dini duke shfrytëzuar mekanizmat demokratik që i mundësonte rregullorja bllokuam Kuvendin me mijëra amendamente por bëmë që Ligji të miratohet. Dhe unë këtë rrugë zgjodha edhe kur u kritikova e u kërcënova nga deputet e VMRO së se jam duke e keqpërdorur rregulloren kur përmes mekanizmit të pytejeve të deputetit kërkoja implementim të ligjit për shtetësi, dhe ju mbetët me kërcënimet e unë dhe Aleanca për Shqiptarët me realizimin e të drejtës elementare të mijëra qytetarëve siç është shtetësia”, tha Dauti.
Dauti tha se 61 deputetët me veprimet që kanë bërë jo që nuk i doni vëtëm të tjerët por ju jeni të padobishëm edhe për kombin tuaj.
“E me votimin e interpelancës përveç se keni mbetur në lëvoshgëzën e gabimeve të juaja e që doni ti krijoni një argument Afrimit për ta shpëtuar e për ta ç’fajësuar veten nga pakorektësia juaj asgjë nuk keni arritur. Asgjë nuk keni zgjidhur përveç se keni mbetur në lëvoshkëzën e gabimeve të juaja e nuk ja jepni vetes mundësinë ta provoni çka don të thotë ta ndash gjenë edhe me tjetrin e tja kuptosh hallin qytetarit qe provojnë ta duan shtetin por që shteti nuk i don.
Prandaj të tillëve si ju, duke e mbyllur fjalën time e duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve për fjalorin du të ju them: ecni more bahuni, shporuni se nuk më vlen mendimi i juaj për sa kohë që nuk dini për vete çka duhet bëni. S’jeni të vetëdijshëm sa, e çka mund të duroj por nënshtrimin te ju e te asnjë tjetër asesi.
E ti i panderuar Afrim Gashi dil dhe tregoju shqiptarëve për çka të duhet konkluza që nxore në votim, e për çka të duhet që unë të vazhdoj me Komisionin pas miratimit të asaj konkluze.”, tha deputetja Dauti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume