Blerim Qoseto Bexheti si kuadër i partisë non grata që ka pasur përvojë të hidhur në Ministrinë e Drejtësisë sërish ka marrë mësime të mjaftueshme që ngjanë që akoma i fut në përdorim. Duke njohur kapacitetin profesional të Valon Qyres ngremë dyshimet tona që tutor kryesor apo mbikëqyrës i raportit të Qyres përmes të cilit u lirua Mijallkov del të jetë Blerim Qoseto Bexheti.

Se Valon Qyra është vegël e Blerim Qoseto Bexhetit kuptohet nga fakti që të dy ishin në anën e reformatorëve e sërish bashkë përfunduan në anën e uzurpatorëve e të korruptuarve. Megjithatë, nuk është problem rreshtimi i tyre por veprimet e Bexhettit që e gjuan gurin por fsheh dorën.

Pra, se Valon Qyra është mashë e Bexhetit kuptohet lehtësisht, shihni reagimin e tij në statusin e tij personal të cilin e ka me qindra gabime drejtshkrimore e të tjera, paramendoni niveli i tij të jetë në gjendje të përpilojë raportin si në vijim:

Pra, masha e Blerim Qoseto Bexheti, ish-drejtori i burgut të Strugës, kuadër i BDI-së, Valon Qyra, ka bërë këtë raport skandaloz, ku flet me superlativa për sjelljen e Mijallkovit: “I njëjti është paraqitur si person i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm, me norma të pranueshme morale të sjelljes dhe tërësisht i është përmbajtur rregullave të shkruara ligjore. Në mjedisin ku ka qëndruar ka manifestuar sjellje shembullore, përshtatshmëri, marrëdhënie të mira me persona tjerë të dënuar, raport korrekt me personat zyrtar të kyçur në procesin e risocializimit”, thuhet në raportin me tutor Qoseton.

Kuadri i BDI-së, Valon Qyra me këtë raport praktikisht ka krijuar bazën e vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata e Apelit, duke u bazuar në raportin e drejtorit të burgut, ka vendosur lirimin e Mijallkovit shtatë muaj para përfundimit të dënimit të tij dhe kjo është arsyeja se pse sot ai gjendet në Monako me Ferrari. Ky vendim është një shembull i qartë i keqpërdorimit të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve për interesa politike, por njëherit e dëshmojnë edhe më shumë koalicionin Ali Ahmeti-Artan Grubi-Enver Bexheti dhe Sasho Mijallkov.

VLEN garanton që përgjegjësi institucionale e llogari para qytetarëve do duhet të japin edhe mashat edhe ata që fshihen pas tyre. VLEN vazhdon të mbetet faktori më i rëndësishëm i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.