POLICIA RRUGORE DHE NJËSIA MOBILE E SIGURISË RRUGORE KANË KRYER 6984 KONTROLLE AUTOMJETESH PËR PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË AJRIT

Shkup, 23.01.2025 Në përputhje me “Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për Sezonin e Ngrohjes 2024 – 2025” dhe obligimet që rrjedhin nga i njejti, Policia Rrugore dhe Njësia mobile e sigurisë në komunikacionin rrugor e Ministrisë së Brendshme kanë kryer kontrolle të intensifikuara të automjeteve që qarkullojnë nëpër qytetet e vendit.

Në raportin e dorëzuar në Grupin punues për ajër të pastër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në periudhën prej 13.12.2024 deri më 13.01.2025, janë kontrolluar gjithsej 6984 automjete në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir, Veles, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë.

Në Shkup kontrolle u janë bërë 562 automjeteve, 367 në Tetovë, 1564 në Ohër, 993 në Manastir, 546 në Veles, 540 në Kumanovë, 1338 në Shtip, 498 në Strumicë, dhe 576 nga Njësia mobile e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të kontrolluara, 1206 janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, 167 automjete me defekte teknike, 20 automjete të paregjistruara, si dhe në 10 automjete janë konstatuar mjete me defekt për matjen e shkarkimeve të gazrave.

Për zbatimin e kësaj mase nga Plani i Veprimit, Policia Rrugore dhe Njësia Lëvizëse e Sigurisë në Trafikun Rrugor ka angazhuar gjithsej 1192 punonjës.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Канцеларија за комуникација со јавност
Министерство за животна средина и просторно планирање плпѓ
Плоштад „Пресвета Богородица“ Бр.3
1000 Скопје, Република Северна Македонија

Zyra për komunikim me publikun
Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor
Sheshi “Presveta Bogorodica” Nr.3
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut