“Sot kam nderin të marr pjesë në mbarështimin artificial të Troftës së Ohrit. Ky aktivitet po realizohet pas 6 viteve pauzë,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një deklarate për mediat nga Ohri.

“Me këtë qëllim, vitin e kaluar u nënshkruan marrëveshje me Institutin Hidrobiologjik të Ohrit dhe Institutin e Blegtorisë dhe Peshkimit të Shkupit për realizimin e mbarështimit artificial dhe popullimin e liqenit me peshq. Aktiviteti i sotëm ka për qëllim kapjen e peshqve amtarë dhe mbledhjen e vezëve të

peshkut, ku të dy institucionet, sipas detyrimeve të kontratës, duhet të mbledhin 1.050.000 vezë të peshqive, prej të cilave do të rritet pasardhës për popullimin e liqenit,” shtoi ministri.

Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e Troftës së Ohrit si një nga pasuritë tona kombëtare dhe për ekosistemin e liqenit.