Një grua nga Kavadari është gjetur e vdekur me lëndime në trup. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dërguar për autopsi, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.

Siç shpjegojnë nga policia, mbrëmë në ora 23:40, vajza e të ndjerës, D.T., ka raportuar vdekjen e nënës së saj, S.S.S., e cila ishte 52 vjeç. Ajo e ka gjetur nënën të vdekur në banesën ku jetonin, me lëndime në trup.

Një mjek nga Kavadari ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur një ekip inspektimi nga DPB-Kavadar dhe një prokuror publik nga PTHP-Kavadar. Me urdhër të tyre, trupi është dërguar për autopsi.