Hoxha Rexhail Aziri nga Kumanova merret në pyetje! Aziri: Akuzat vijnë pa argumente nga Shaqir Fetahu
U thirrë nga Inspektorati i krimit në sektorit e MPB-së, në Kumanovë, hoxha Rexhail Aziri, në një prononcim për Klan Maqedoni akuzon se denoncimi i erdhi nga krehu i BFI-së, Shaqir Fetahi. Ai thotë se përveç tij Shaqiri ka akuzur edhe disa shokë të tij.
DEKLARAT REXHAIL AZIRI – HOXHË
“Ai se ka denoncuar se unë me disa shokë tjerë dojmë ta rëzojm atë në mënyrë të paligjëshme, denoncimi ka qenë i çuditshem në sektorin e krimit dhe kjo është për çudi një Reis Ulema që më denoncon mua sidomos si hoxhë edhe disa që janë në institucionin i ka i ka denoncuar në sektorin e krimit”, tha Aziri për Klan Maqedoni.
Aziri, thotë që Fetahu e ka akuzuar për veprime kriminale dhe falsifikime të rrejshme të vulave, argumente siç thotë Aziri nuk kanë qenë të baza për policinë dhe për këtë arsyeje edhe u la i lirë.
“Unë i thash policisë nëse keni argumente jeni të obliguar të më mbylleni dhe ta sqaroni këtë, por ata nuk kishin asnjë argument se unë kam bërë asej vepër ose kam falsifikuar ndonjë vulë ndonjë nënshkrkim”, deklaroi Aziri.
Televizoni Klan Maqedoni, kontaktoj me Shaqir Fetahun për të pyetur se përse Rexhail Azirin dhe disa të tjetër i denoncoi në polici, nga Fetahu ende nuk morem përgjigje për të cilen në lidhje telefonike premtoj se do të përgjigjet shumë shpejt. /tvklan.mk