Avokati i personave që u liruan, pasi të akuzuarit u liruan dhe amnistuan thotë se përgjegjësia duhet të kërkohet te LSDM dhe BDI.
“Që nga fillimi kemi thënë se bëhet fjalë për një proces të montuar politik, me qëllimin e vetëm që të ikin nga përgjegjësia fajtorët e vërtetë. Sipas nesh dhe sipas provave, mund të vërtetohet se në atë kohë, në ato ngjarje Ministria e Punëve të Brendshme nuk e ka kryer detyrën e saj. Atëkohë ministria udhëheqej nga Oliver Spasovski dhe zëvendës ministri ishte nga BDI”, ka deklaruar Jordan Apostollski, avokat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume