Ibrahimi: Në inaugurimin e Trampit na ftuan organizatorët! Pjesëmarrja e VLEN-it atje, sukses i madh!
Kryetari i partisë Alternativa, i cili ditë më parë mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Tramp, ka folur sot për reagimet që shkaktoi pjesëmarrja e përfaqësuesve të VLEN-it atje.
Në një prononcim për gazetën LAJM, Ibrahimi, tha se ata morën pjesë në inagurim me ftesë të organizatorëve, ndërsa reagimet e partive opozitare i quajti gjepura.
“Fillimisht para se të flitet për reagimet duhet të flasim për faktin që zyrtarët shtetëror shqiptarë dhe maqedonas ishin të ftuar dhe udhëtuan në Uashington në inagurmin e presidentit Tramp. Kjo flet për orientimin gjeostrategjik të vendit tonë dhe është lajm i mirë që papërjashtim, të gjithë drejtuesit e këtij shteti janë të orientuar nga SHBA-të. Në kohën që dikush në këtë vend po futet në listat e zeza amerikane dhe një parti është shpallur partia non-grata, një delegacion i lartë qeveritar dhe politik ishte pjesëmarrës në Uashtingon, në inaugurimin e presidentit Tramp dhe ky është lajmi më i mirë dhe më i rëndësishëm në vendin tonë. Andaj nuk kisha dashur që me gjepura të reagimve opozitare të mbulohet një mal i një suksesi të këtillë. Çështja se kush na ftoi, ne i kemi ftesat zyrtarë dhe nëse aq shumë është e rëndësishme, ne mund edhe t’i publikojmë. Organizatorët e inaugurimit na kanë ftuar të marrim pjesë në ceremoninë e inaugurimit”, tha mes tjerash Ibrahimi.