Goce Trajkovski, i cili dyshohej se i vuri zjarrin një kafeneje në Kisella Vodë dhe ishte edhe dëshmitar në hetimet për kidnapimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës, është vetëdorëzuar në polici.

Ndryshe, për të është lëshuar urdhër arresti.

Trajkovski ishte dëshmitar i rëndësishëm në rastin e vrasjes së Vanjës.

Ai, së bashku me babain e Vanjas, mblodhën prova dhe rishikuan pamjet video, por nuk u paraqitën në gjyqin e caktuar për 15 nëntor.

Nëna e Goces tha në atë kohë se problemet shëndetësore e penguan atë të dëshmonte.

Prokuroria më vonë konfirmoi se Trajkovski ka edhe statusin e të dyshuarit në rastin e zjarrvënies.

Sipas të dhënave të tyre, më 13 nëntor ai së bashku me tre persona të tjerë i kanë vënë flakën një kafeneje në një pallat banesor në Kisella Vodë. Autoritetet hetimore vijojnë punën për rastin.

Para tri ditësh në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi, për të cilën Ljupço Palevski Palco, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vanço Keshishev akuzohen si autorë të drejtpërdrejtë, ndërsa babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij.

Gjyqi vazhdon të hënën më 27 janar.