Radios Evropa e Lirë i është dhënë qasje ekskluzive në spitalin e parë fushor nëntokësor të Ukrainës. Kirurgë, anesteziologë dhe punonjës tjerë mjekësorë punojnë 6 metra nën tokë në bunkerë prej çeliku, të pajisur me sisteme ventilimi, ujë të pijshëm dhe burime alternative të energjisë.

Stafi thotë se tashmë ua ka shpëtuar jetën më shumë se 1.000 ushtarëve ukrainas, dhe se objekti i ri garanton siguri për personelin mjekësor dhe për pacientët.