Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump që të jetë në anën e Ukrainës.

Në një intervistë për Fox News, Zelensky ka thënë se Ukraina ka nevojë për garanci sigurie dhe se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka frika nga Evropa, raporton Reuters.

Trump, i cili e ka marrë detyrën më 20 janar, ka premtuar se do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë së shpejti, pa thënë se si. Ndihmësit kanë sugjeruar se një marrëveshje mund të zgjasë me muaj. Trumpi ka shprehur gatishmërinë për të folur me Putinin për përfundimin e luftës, një kontrast me administratën e ish-presidentit demokrat Joe Biden, i cili shmangu liderin rus.

Fitorja zgjedhore e Trumpi në nëntor ka ndezur shpresën për një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Moska që filloi në shkurt të vitit 2022, por gjithashtu çoi në frikën në Kiev se një marrëveshje e shpejtë paqeje mund të kishte një çmim të lartë për Ukrainën.

“Ne duam që ai (Trump) të jetë në anën e drejtësisë, në anën e Ukrainës”, ka deklaruar Zelensky në intervistën e transmetuar të martën mbrëma. “

“Putini nuk ka frikë nga Evropa”, ka shtuar ai.

Pas fillimit të pushtimit rus, Shtetet e Bashkuara nën Bidenin kanë dhënëë mbi 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë mbi 60 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë.

Nuk është e qartë nëse ndihma do të vazhdojë me atë ritëm nën Trumpin.