Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD deklaroi se “ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër”.
“Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje. Ligji tjetër me dënim, ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione”, tha Berisha, shkruan A2.
“Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, “woke” është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime. Lufta me kulturën “woke” do jetë një betejë pa kompromis e jona. Është beteja për të vërtetën. Ne nuk kërkojmë asnjë deformim. Gjërat, siç janë”, shtoi më tej kreu i PD-së.