OKB ka deklaruar sot se nevojat humanitare në Gaza mbeten të mëdha, pavarësisht rritjes së dërgesave të ndihmave në enklavën palestineze pas hyrjes në fuqi të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Përfaqësues të shumtë të cilët po e monitorojnë gjendjen nga afër vlerësojnë se nga 36 spitale në total vetëm gjysma e tyre janë në funksion.
OBSH pritet që në veri të Gazës të ndërtojë një spital brenda 4 javëve.
Rick Piperon një i dërguari në vend shtoi se lufta ka shkaktuar pasoja shumë negative në shëndetin mendor të banorëve gazan.