Hamasi dorëzoi tre pengje izraelitë të shtunën, në fazën e fundit të armëpushimit të arritur me Izraelin.

Ofer Kalderon, një shtetas franko-izraelite dhe Yarden Bibas iu dorëzuan zyrtarëve të Kryqit të Kuq në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, përpara se të transferoheshin në Izrael.

Amerikano-izraeliti Keith Siegel u dorëzua veçmas disa orë më vonë në portin detar të qytetit të Gazës.

Bibas është babai i dy pengjeve më të vogla, foshnja Kfir, vetëm 9 muajshe kur u rrëmbye nga persona të armatosur të udhëhequr nga Hamas më 7 tetor 2023 dhe Ariel, i cili ishte 4 vjeç në kohën e sulmit ndërkufitar.

Në këmbim të këtyre tre pengjeve, Izraeli do të lirojë 182 të burgosur palestinezë, disa prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Në fazën e parë në vazhdim të armëpushimit, Hamasi po liron 33 pengje gjatë gjashtë javëve. Në këmbim, Izraeli po liron 737 të burgosur palestinezë.