Ministri i Financave i Japonisë, Katsunobu Kato, thotë se vendi i tij është ‘thellësisht i shqetësuar’ se si tarifat e vendosur nga presidenti amerikan mund të ndikojnë në ekonominë globale.

“Japonia duhet të shqyrtojë këto politika dhe efektet e tyre dhe të marrë masat e duhura,” tha Kato në një intervistë për mediat japoneze.

Japonia është investitori i pestë më i madh i huaj në botë në Meksikë, edhe më shumë se Kina.

Kujtomë se Donald Trump, ka vendosur tarifa prej 25 për qind në importet prej Kanadasë dhe Meksikës dhe 10 për qind në mallrat prej Kinës, nisur nga dita e martë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume