Një incident në aeroportin Seattle-Tacoma ka shkaktuar vonesa dhe anulime të fluturimeve pas një përplasjeje midis dy aeroplanëve.

Sipas raportimeve, një aeroplan i Japan Airlines, gjatë lëvizjes në pistë, ka prekur me bisht një aeroplan të parkuar të Delta Airlines.

Megjithatë, autoritetet konfirmuan se nuk ka pasur të lënduar. Shërbimet përkatëse të emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kryer evakuimin e pasagjerëve të aeroplanit të Japan Airlines.

Pavarësisht pasojave, të gjitha fluturimet kanë pasur vonesa dhe disa janë anuluar si rezultat i incidentit, duke krijuar probleme për udhëtarët. Hetimet për shkaqet e përplasjes janë në vazhdim.