23 kandidatë për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kanë probleme me ligjin.

Në prezantimin e raportit të organizatave joqeveritare u tha se listës së kandidatëve që kanë probleme me ligjin u prinë Vetëvendosje me 14 kandidatë.

16 prej këtyre kanditaëve kanë aktakuza aktive.

Ndërsa 8 kandidatë që kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Koalicioni i OJQ-ve, IKD, FOL dhe INPO në raportin e tyre të përbashkët vlerësojnë se nga gjithsej 330 kandidatë që kanë paraqitur të tri këto subjekte, i bie që 7% e tyre të kenë probleme me ligjin.