Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për shantazhim.Sipas njoftimit të Policisë thuhet, se i dyshuari i kishte thënë ankuesit që nëse nuk e voton një subjekt të caktuar politik do ta largojë nga puna vajzën e ankuesit.
Njoftimi i plotë:Sheshi Car Llazar, Mitrovicë Veri / 08.02.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari/k, se i njëjti i kishte thënë ankuesit/k se nëse nuk e voton një subjekt të caktuar politik do ta largojë nga puna vajzën e ankuesit. Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një llap-top dhe dy telefona. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume