Krasniqi për procesin zgjedhor: Ngjyra shënjuese në gisht po fshihet lehtësisht, rritë rrezikun për votim të dyfishtë

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka ndarë tri “vëzhgime” nga procesi zgjedhor që tashmë ka nisur në Kosovë.
Ai ka thënë se ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht e që sipas tij e rritë rrezikun për votim të dyfishtë.
“1. Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar”.
“Vëzhgimi” i dytë i Krasniqit është që kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, që sipas tij rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës nëse një votues tjetër rri në këmbë.