Qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut janë hapur në orarin e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 07:00.

Që në orët para, është vënë re interesi i shtetasve serbë që jetojnë në këtë komunë në veri të Kosovës, për të ushtruar të drejtën e votës.

Nga pamjet që sjell korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami nga Shkolla e Mesme Teknike, duket se serbët po votojnë në mënyrë të organizuar, ndërkohë që të pranishëm në këtë qendër votimi janë dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume