Sot qytetarët e Kosovës po e ushtrojnë të drejtën për të votuar, shkruan “Bota sot”.

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar “në krye të detyrës”, duke lënë të nënkuptohet se ka ushtruar të drejtën e votës.

Në fotot e publikuara, ai shihet para objektit të Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik.

Postimi i plotë:

Në krye të detyrës…

Kosova në zgjedhje për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

T’u prift mbarë Kosovë!