Qeveria e re e Bullgarisë ka njoftuar se refuzon të negociojë me Maqedoninë e Veriut për lehtësimin e kushteve, përmes së cilëve, Shkupi mund t`i nis negociatat për anëtarësim në BE – shkruan “Euroactiv” duke u thirrur në infomacionet e një ministri të paemëruar Bullgar.
Qëndrimi i Bullgarisë, sipas këtij burimi, mbetet se Bullgaria s`ka kontest me Maqedoninë e Veriut dhe se ndryshimi i Kushtetutës është pjesë e kornizës negociuese që është harmonizuar me BE-në.
Në tekst potencohet edhe qëndrimi i Qeverisë së RMV-së, e cila propozoi ndryshime kushtetuese me veprim të anuluar.
“Euroactiv” transmeton disa deklarata të Kryeministrit Mickoski, ku thotë se kjo Qeveri nuk do të bëjë lëshime tjera në këtë process.
Teksti i “Euroactiv” vjen në kohën kur Mickoski paralajmëron se është i hapur për takim me Qeverinë e re Bullgare, për tejkalimin e kontestit të hapur, I cili ndodhi pasi Qeveria e kaluar premtoi se do ta ndryshojë Kushtetutën dhe do ta fusë pakicën Bullgare në të, por nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvendin e RMV-së. /tvklan.mk