Egoizmi patologjik i njeriut të parë të institucionit të shenjtë të BFI i certifikuar si gënjeshtar dhe matrapaz i llojit të vet, me ambiciet tija djallëzore, po tenton që t’i kalojë edhe iblisit, me mashtrimet dhe gënjeshtrat e tija që vazhdimisht i dezinformon besimtarët e vendit dhe më gjërë duke keqpërdorur pozitën dhe autorizimet kushtetuese në faqen zyrtare të BFI me titullin bombastik: “Dr. Selver Xhemaili nga ushtrues detyre u zgjodh Myfti i Myftinisë së BFI –Tetovë[ ]. Në informatë përveç tjerash thuhet:
“Në mbledhjen e Rijasetit të BFI e RMV-së, të mbajtur më datë 11.02.2025, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili unanimisht u zgjodh Myfti i Myftinisë së Tetovës me të cilën zgjedhje tashmë është me pozicion të plotë të Myftiut.
“Nga Myftinia e Tetovës u propozuan tre kandidatë edhe atë:
– Dr. Selver Xhemaili – u.d. Myfti i Tetovës,
– Mr. Musanif Rufati- Drejtor për Shkencë dhe Kulturë në Rijasetin e BFI dhe
– Rexhep Vejseli – Përgjegjës i financave në Myftininë e Tetovës si dhe imam shumëvjeçarë në fshatin Zhelinë”.
Kjo informatë përveç se është shkruar dhe përgatitur në mënyrë delitanteske, në brendësinë e vetë fund e krye është DEZINFORMATË. Ja pse është dezinformatë!!!!
Fillimisht i pari i BFI-së a njëherit kryesues i mbledhjeve të Rijasetit Shaqir Fetahu, gënjen kur thotë:
“Në mbledhjen e Rijasetit të BFI e RMV-së, të mbajtur më datë 11.02.2025, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili unanimisht u zgjodh Myfti i Myftinisë së Tetovës…
O Shaqo, Rijaseti nuk ka kompetence të zgjedhë Myfti të asnjë Myftinie, sepse në Nenit 31 të Kushtetutës së BFI-së thuhet: “Rijaseti i BFI-së bën emërtimin e myftive, kurse Reis ul Ulema verifikon emërtimin dhe u lëshon Murasele.” Fjalët “Zgjedh” dhe “emërton” kanë dallim si dita me natën o Shaqo efendi.!!!
“Nga Myftinia e Tetovës u propozuan tre kandidate….”: Fjali e këndshme, me plotë legjitimitet dhe legalitet, sikur të ishte e vërtetë, por fatkeqësisht se kjo është vetëm manipulim dhe gënjeshtër e radhës e Shaqir Fetait.
Për sqarim të opinionit dhe drejtë informimit pohoj se: Organi themelor bazë kushtetues i BFI-së i quajtur “Myftini” në rastin konkret Myftinia e Tetovës si organ i zgjedhur nga Mexhlisi i Xhematit të Myftinisë së Tetovës në zgjedhjet e organeve kolektive të BFI-së të mbajtura më datën 22.12.2021 me vendim nr. 02-34, 25.01.2022. është organ i vetëm i cili ka të drejtën ligjore dhe kushtetuese në propozim të kandidatëve të mundshëm për Myfti dhe askush tjetër.
Në Nenin 28 alineja 1. të Kushtetutës së BFI-së thuhet: “Myftinia është organ themelor i Bashkësisë Fetare Islame”. Si rrjedhojë e ngjarjes, ky organ me legjitimitet të plotë, i zgjedhur nga Mexhliset e xhematëve në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme të mbajtur me datë 07. 02. 2025, sjell vendimin[ ] me nr. 232/25 të datës 07. 02. 2025, në fund të vendimit, sjellë edhe nënshkrimet e nëntë anëtarëve të Myftinisë nga gjithsejt njëmbëdhjetë sa ka Myftinia e Tetovës, me çrast konteston çfarëdo organi tjetër të quajtur Myftini në Tetovë, sepse kjo është mashtrim i opinionit nga i ashtuquajturi UD Myfti i Myftinisë së Tetovës me emrin e quajtur Selver Xhemaili.
(Pra Shaqir Fetai mashtron dhe gënjen kur thotë se Myftinia ka propozuar tre kandidat, sepse organi Myftini e Tetovës, as që ka pasur mbledhje rreth kësaj çështjeje, nga Rijaseti i BFI-së as që ka patur zgjedhje të shpallura për Myfti të Myftinisë ës Tetovës, e as që ka patur komision të Rijasetit organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Myfti të Myftinisë së Tetovës, si dhe në publikim e mbledhjes së Rijasetit me përbërje të diskutueshme antikushtetuese të mbajtur 11.12.2025 askund në publikimin e rendit të ditës nuk potencoheshte zgjedhja e Myftiut të Myftinisë së Tetovës, pra thjeshtë kjo është mashtrim i radhës ndaj besimtarëve mysliman të vendit e në veçanti ndaj xhemateve të Tetovës, kjo gënjeshtër dhe manipulim i opinionit nga Shaqir Fetahi dhe Selver Xhemaili, tregon qartë që organin Rijaset e kanë shndërruar në mexhlis vetë dëfrimit)!
Në Nenin 31 të Kushtetutës së BFI- së thuhet:
“Myftinia kandidon kandidatë të mundshëm për myfti, Rijaseti i BFI-së bën emërtimin e myftive, kurse Reis ul Ulema verifikon emërtimin dhe u lëshon Murasele”. Në këtë rast Organi Myftini i Myftinisë së Tetovës, deklarohet publikisht se një kandidim i tillë nuk ka ndodhur nga Myftinia, e ë është e qartë se Shaqir Fetahu dhe Selver Xhemaili me gënjeshtra, manipulime dhe intigra veprojnë në mënyrë të paligjshme në emër të organit bazë themelor të Myftinisë së Tetovës i zgjedhur nga Mexhlisi i afër njëqind xhemateve të Myftinisë së Tetovës…!!!!??? E vërteta është e qartë si drita e diellit.!
Se ka gënjyer Shaqa dhe Selveri, argumenton edhe fakti, se askund në informatë nuk përmendët, madje qoftë edhe si gënjeshtër, se:
Në cilën datë, me cilin vendim dhe në cilin legjislacion është mbështetur Shaqir Fetahu për deligjitimimin apo shpërndarjen e organit të Myftinisës së Tetovës, i cili organ kushtetues është i zgjedhur nga Mexhliset e Xhematit të Myftinisë së Tetovës me datë ? 22.12.2021 me vendim nr. 02-34, 25.01.2022. është organ i vetëm i cili ka të drejtën ligjore dhe kushtetuese në propozim të kandidatëve të mundshëm për Myfti dhe askush tjetër.
Në cilën datë Rijaseti ka shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme për mbajtjen e zgjedhjeve të organit të Myftinisë së Tetovës, dhe ku është Vendimi për këtë?
Në cilën datë ka shpallur zgjedhje për Myfti të Myftinisë së Tetovë, dhe ku është vendimi i kësaj?
Në cilën mbledhje të Rijasetit është formuar komision qendror zgjedhor për zgjedhjen e Myftiut të Myftinisë së Tetovës, cila është përbërja e komisionit, dhe ku është vendimi i Rijasetit, ku është vendimi, pse deri më sot nuk është publikuar?
Kur u formua komisioni lokal i zgjedhjeve dhe cilët janë anëtar të saj? Ku është Vendimi i Myftinisë së Tetovës për këtë?
Kush e organizon dhe kryesoi mbledhjen e Myftinisë si trup zgjedhor, Myftiu apo kryetari i Komisionit?
Ku janë procesverbalet dhe vendimet për të gjitha këto çështje?
Andaj po ju pyes, ku është transparenca, e njeriu i transparencës ?
O Shaqir Fetahu, tërë këto procedura administrative janë të detyrueshme edhe sipas normativës së BFI-së edhe sipas praktikës së BFI-së shekuj me radhë!!!
Aktet dhe praktika juridike e deritanishme që rregullojnë sistemin zgjedhor, dëshmon se zgjedhjet në çfarë do niveli qofshin ato, i shpallë Rijaseti si Organ më i lartë i BFI-së, porse procesin zgjedhor, organizmin e mbledhjeve për zgjedhje dhe të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet i administron Komisioni Qendror Zgjedhor në koordinim me komisioni lokal zgjedhor, përveç në pseudo shtallën e Shaqir Fetahut që është rast unikat ndoshta edhe në glob.
Le të na thotë ndonjë jurist çfarëdo qoftë ai, se zgjedhjet mund të organizohen nga kandidati i cili dëshiron të bëhet Myfti !!!! Si Mund që vetë Selver Xhemaili në cilësi të UD Myftiut joligjor dhe anti kushtetues i imponuar dhunshëm nga Shaqir Fetai kundër vullnetit të shumicës apsolute të Mexhliti dhe organit të Myftinisë së Tetovës, pa asnjë vendim të asnjë organi, por thjesht me teken e tij që të bëhet Myfti i Tetovës, të hartojë, dhe t’i dërgojë njerëzve ftesat me nënshkrimin e tij se duhet të vini në mbledhje dhe të (më) propozoni për Myfti ??? Mirë, kënaquni pak me egon tuaj, sepse pa dyshim se do jepni përgjegjësi dhe logari!
Prandaj Shaqir Fetahu, të ftojë edhe njëherë të heqësh dorë nga egoja e sëmurë, kthehu në margjinat e normativës së BFI-së, e mos përçajë xhematët, sepse edhe ti e di mirë, madje edhe ma mirë se ne, sepse ti na ke treguar dhe na ke bindur se Selver Xhemaili është hajduti që e ke zënë me pelë për dore duke vjedhur, porse ja ke falur sepse të është vënë në shërbim! E kjo nuk do të kalon si doni ju vetë njëri me haxhin dhjetra milionësh e tjetri me fitra e kurbana, duke defokusuar opinionin andej e këndej. Çdo gjë ka dhe fundin.
Kumanovë, 12.02.2025
Shkruan: Jusuf Zimeri